Në këto ditë të nxehta, kur temperaturat janë rritur ndjeshëm deri në 38
gradë celsius, numri i fëmijëe që kanë kërkuar ndihmën e specializuar
të mjekut është shtuar ndjeshëm.

Mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndeëtsore nr.4 në Tiranë, Lida Bezhani, në një prononcim për Top News tha se arsyeja kanë qenë virozat dhe diarretë të cilat kanë si shkak kryesor të nxehtin.

Fëmijët e prekur nga virozat kanë shfaqur temperaturë të lartë ndaj mjekja u ka kërkuar prindërve të rrisin kujdesin.

Mjekja u ka bërë apel prindërve të kujdesen për ambientin e shtëpisë me qëllim që ai të jetë i freskët dhe i pastër. Për të shmangur helmimet nga ushqimet, mjekja i këshillon prindërit të kenë kujdes me gatimin e tyre.

Sipas mjekëve, konsumimi i ujit duhet të rritet nga të gjtha moshat me qëllim redratimin e trupit, si dhe banjot e trupit me ujë të vakët disa herë në ditë.

Top Channel