Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të hyjmë në një të tillë Presidenti amerikan Barak Obama përdori për të parën herë privilegjin ekzekutiv përpara një votimi për mosrespektim të Kongresit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder.
Një komision i posaçem votoi për ta akuzuar kryeprokurorin se ka treguar mungesë respekti ndaj Kongresit me mosdorezimin e dokumentacionit mbi një operacion të dështuar. Komisioni votoi i ndarë ne linja partiake, me 23 republikanë pro dhe 17 demokratët kundër.
Privilegji ekzekutiv, sic shpjegon ‘Zeri i Amerikes’ eshte një pushtet i përdorur nga dega ekzekutive e qeverisë amerikane për të kthyer mbrapsht kërkesa për dokumenta apo për të hedhur poshtë kërkesa për dëshmi nga zyrtarë të lartë. Veprimi i rralle i Obames ishte pergjigje e nje kerkese te Holderit te perfshire në një hetim 18 mujor të një operacioni të dështuar, ku autoritetet amerikane lejuan që 2 mijë armë të shkonin nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, si pjesë e përpjekjeve për të identifikuar dhe shpërbërë rrjete të trafikimit të armëve.
Me vone me mesua se dy nga keto arme ishin përdorur në vrasjen e një agjenti amerikan të rojës kufitare.
Holder, drejtues i Departamentit te Drejtesise u dorezoi ligjvenesve 7 mijë dokumenta ligjvënësve dhe donte garanci, se informacioni shtesë që ai mund të jepte do të plotësonte kushtet për të mos e akuzuar për mosrespektim të Kongresit nga Komisioni për Mbikqyrje dhe Reformë qeveritare. Por prokurori i pergjithshem dhe kreu Republikan i Komisionit Darrell Issa nuk arritën të gjenin gjuhen e kompromisit.
“Ceshtja nuk shtrohet a do t’i jepet fund hetimit apo jo. e gjithe kjo ka te beje me nje seri dokumentash qe komitetit duhet t’i paraqiten. U bene tete muaj qe kerkohet nje gje e tille. Nuk ka asnje arsye te besueshme perse i pretendojme”, thotë Issa.
Sipas VOA-s, ka patur shqetesime se ndërhyrja e Shtëpisë së Bardhë në këtë çështje do të politizonte një gjykim që duhet të jetë parimor dhe i bazuar në shtetin ligjor. Por me Kongresin, e gjithe kjo perkthehet si beteje për të treguar se kush ka më shumë fuqi dhe kush ka kompetencat për mbikëqyrje, pasi Departamenti i Drejtësisë ka një histori të gjatë rezistence ndaj tij për të hetuar çështje të veçanta.
Top Channel