Korçë, dëmtohen pyjet për dru

21/06/2012 00:00

Fenomeni i prerjes së paligjshme të pyjeve në Korçë vijon të jetë një prej problematikave, të cilat nuk po gjejnë zgjidhje.

Gjate nje aksioni te Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në Korçë është bërë e mundur kapja dhe sekuestrimi i nje sasie te konsiderueshme druresh te prera ne pyjet e Gores. 80 metra sterre dhe 10 meter kub lende drusore jane kapur teksa ishin duke u transportuar nga kjo komune me mjete te ndryshme.

Edhe pse kete here nuk jane prekur Parqet Kombetare, ngrohja me dru zjarri ne rajonin e Korces eshte nje dukuri masive dhe kerkesa per dru zjarri ndikon se tepermi ne prerjen e paligjshme te pyjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB