Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si “H5N1”, mund të transformohet në një virus të transmetueshëm midis njerëzve, paralajmëruan shkencëtarët.
Kërkuesit kanë arritur të identifikojnë pesë ndryshime gjenetike, që nëse ndodhin, do ta shndërronin “H5N1” në një epidemic vdekjeprurëse.
Sipas “Science Journal”, këto mutacione teorikisht mund të ndodhin edhe vetvetiu në natyrë.
Agjensia Amerikane e Studimeve Gjenetike është përpjekur deri më sot në mënyrë të pasuksesshme që të ndalojë publikimin e pjesëve të ndryshme të studimit, nga frika që mund të përdoren prej terroristëve për krijimin e ndonjë arme biologjike.
Sipas profesorit Ron Fouchier, nga Instituti Mjekësor i Erasmusit në Holandë, i cili udhëhoqi studimin, publikimi i plotë i detajeve të punës është i domosdoshëm për t’i dhënë një shans komunitetit mjekësor në të ardhmen që të luftojë epideminë.
“Shpresojmë të mësojmë se cilat virusë shkaktojnë epidemi dhe duke e ditur këtë, mund të marrim masa për t’i parandaluar në të ardhmen nëpërmjet programeve të ndryshme”, deklaroi Fouchier.
Që prej përhapjes tek njerëzit në vitin 2003, gripi i shpendëve i ka marrë jetën 332 personave.
Top Channel