Që nga viti 1995 e deri më sot, numri i përdoruesve të drogës ka ardhur
në rritje dhe zyrtarisht në Shqipëri numërohen rreth 5 mjë përdorues të
multidrogave.

Ministri i Shëndetëësisë, Petrit Vasili e cilësoi mjaft shqetësues fenomenin, i cili sot ka përfshirë mosha fare te reja  duke nisur nga nxenes te shkollave 9-vjecare, gjimnaze e te tjere.

“Konsiderohen përdorues problematikë, 4500-500. Është një grup që për shkallën e problematikës së tij është i lidhur me ata që përdorin drogë në mënyrë sistematike, përdorin droga me injektim, janë përdorues multi-drogash. Rritja ka qenë një domethënëse. Ky dokument me parametrat që është hartuar lehtëson partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndihmuar qoftë me idetë, ekspertizën, por dhe me projektet e tyre për implementim sa më efikas të kësaj strategjie për periudhën 2012-2016”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie, është hartuar një strategji e re kombëtare kundër drogës,
sipas strategjisë, përvec trajtimit, vëmendje do t’i kushtohet informimit të të rinjve. Në qendren e toksikologjisë trajtohen sot rreth 2148 persona.

Top Channel