Forcat e shpërtimit në Australi janë shpërndarë në det për të rikuperuar mbi 200 azil-kërkues, anija e të cilëve u përmbys pranë Ishujve Kristmas, gjatë mëngjesit të së enjtes.
Autoritetet Detare Australiane thanë se varka u mbyt në ujra indonezianë, 120 milje detare në veri të ishullit.
Të paktën 40 persona u panë nga helikopterët mbi ujë dhe dhjetëra prej tyre u rikuperuan, por burime jozyrtare shprehen se numri i të vdekurve mund të jetë mbi 100.
”Disa raporte paraprake të pakonfirmuara flasin për 75 të mbytur, por janë ende të dhëna të pakonfirmuara, ndërsa operacioonet e shpërtimit vazhdojnë”, deklaroi Karl O’Callaghan, një drejtues policor në Australi.
Ishujt Kristmas ndodhen në veri-perëndim të Australisë. Ato ndodhen më pranë Indonezisë së se sa Australisë, prandaj vendosen në shënjestrën e azilkërkuesve të shumtë.
Top Channel