Asanzh mund të arrestohet

21/06/2012 03:10

Policia Metropolitane në Londër ka konfirmuar se Asanzh përmbush kriteret e arrestimit për shkelje të kushteve të lirimit me kusht të vendosura nga Gjykata e Lartë, sipas të cilave ai duhej të qëndronte në adresën e dhënë si vendqëndrimi  nga ora 10 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit.

40-vjecari Asanzh në një lëvizje spektakolare kërkoi të martën në mbrëmje azil politik në ambasadën e vendit amerikano-latin, Ekuadorit, i cili ka një president që ka simpati për Wikileaks dhe antipati për amerikanët.

Asnazh, eksperti i kompjuterave për të cilin është paguar shuma prej 200 mijë stërlinash si garanci financiare për lirimin e tij me kusht  ka humbur disa tentativa për shmangien e ekstradimit të tij në Suedi, për akuza me karakter seksual.

Ai friksohet se pas Suedise mund të perfundojë në Shtetet e Bashkuara për t’u ndeshur me drejtesinë amerikane, deri edhe me dënimin me vdekje, për kabllogramët diplomatikë që sikletosën Uashingtonin dhe shumë kryeqytete në botë.

Edhe pse ndodhet në ambasadën e një shteti tjetër, në momentin që ai zbret nga një makinë diplomatike dhe shkel territorin anglez ai mund të arrestohet sërish.

Sipas ekspertëve ligjorë nëse situata zgjidhet në mënyrë të atillë nga Ekuadori, duke e nxjerrë efektivisht Asanzhin tek pragu i derës së ambasadës për ta arrestuar policia britanike, mundet që ai të mos ndiqet penalisht për shkeljen e kushteve të lirimit, por ekstradimi në Suedi do të kryhet nëse arrestohet.

Një variant tjetër është qëndrimi i tij me vite të tëra brenda ambjentit të ambasadës që konsiderohet territor diplomatik.

Sakaq, australiani ka afat deri në datën 28 qershor që ta cojë cështjen e tij në Gjykatën e Strasburgut.  Avokatët e tij thonë se ai është duke e shqyrtuar këtë mundësi ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA