Kinë, minierat në stanjacion

20/06/2012 15:20

Nxjerrja e minerareve, një ndër pasuritë kryesore të nëntokës kineze që kanë ndihmuar dukshëm në rritjen marramendëse ekonomike të vendit të madh aziatik, është në stanjacion.

Sipas përllogaritjeve, Kina ka rreth 90 përqind të mineraleve të rralla në nëntokën e saj dhe në total përbën rreth 23 përqind të rezervave globale. Qeveria kineze në një raport të sajin deklaron se rritja e nxjerres së pasurive nëntokësore, shfrytëzimi i saj për tregun vendas dhe eksport është ndalur. Për këtë, autoritetet fajësojnë aktivitetin privat të subjekteve të palicensuara që veprojnë në zonat e thella të vendit.

Megjithatë, Pekini kërkon nga shfrytëzuesit e minierave që t’i mëshojnë punës për nxjerrjen e mineraleve që shfrytëzohen për prodhim energjie,

“Pas 50 viteve rritje në nxjerrjen e minerareve nga nëntoka, rezervat kineze në këtë sektor ndaluan trendin rritës, madje në vitin e fundit pësoi rënie në krahasim me një vit më parë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë kineze publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.

Kina zotëron 90 përqind të elementëve të rrallë ku përfshihen 17 llojë mineralesh që përdoren për prodhimin e pjesës më të madhe të aparaturave të teknologjisë së lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA