Kanada, vrasësi kanibal: Jam i pafajshëm

20/06/2012 15:40

Një aktor kanadez i filmave pornografikë, i akuzuar për vrasjen, shpërfytyrimin dhe ngrënien e të dashurit të tij e cilësoi veten të pafajshëm, në seancën paraprake, pasi u paraqit në një gjykatë në Montreal.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës të Luka Rocco Magnottas kërkuan që ai t’i nënshtrohet një vlerësimi psikologjik, përpara se procedimi ndaj tij të vazhdojë.

Përveç akuzave të lidhura me vrasjen e të dashurit të tij, 29-vjeçari ndiqet edhe për kërcënimin e kryeministrit të vendit.

Prova më e fortë që ka akuza në dorë ndaj Magnottës është një video që ai xhiroi gjatë vrasjes, duke e postuar më pas në internet. Pjesë nga trupi i viktimës u gjetën pranë banesës së aktorit porno.

Në të, një mashkull i maskuar, i ngjashëm në përmasa trupore me vetë të pandehurin, shfaqet duke vrarë një student kinez 33-vjeçar, të cilin më pas e ndan në copa, të cilat një pjesë i ha dhe pjesën tjetër e poston nëpër institucione.

I arrestuar në Gjermani, Magnotta u transferua javen e shkuar në Kanada, ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA