Francë, pengmarrje në një bankë në Tuluzë

20/06/2012 00:00

Një burrë që pranon se është një militant i Al Kaedas ka marrë peng
katër persona në një bankë në Tuluzë dhe kërkon të negociojë me njësinë
speciale që vrau Mohamed Merah, franko-algjerianin, autor i masakrës në
shkollën hebraike në qytezën franceze.

Lajmin e ka bërë të ditur policia franceze, sipas të cilës pengmarrësi është i armatosur dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Filiali i bankës ndodhet në të njëjtën lagje, kur më parë jetonte Mohamed Merah. Mes katër pengjeve është edhe drejtori i bankës.

Sipas policisë lokale bëhet fjalë për një tentative grabitjeje të dështuar, ndërsa ende nuk dihet nëse pengmarrësi është vërtetë i lidhur me Al Kaedën.

Zona mbahet e rrethuar nga policia, ndërsa një shkollë aty pranë është mbyllur për shkaqe sigurie.

Top Channel