“Deus”, produkti i ri në tregun shqiptar

20/06/2012 20:10

“E ardhme do të thotë cilësi e pakrahasueshme, e ardhme do të thotë mjeshtëri e pakrahasueshme, e ardhme do të thotë mbrëmja “Premium” që do të kalojmë së bashku”.

Kjo ftesë e dizenjuar me kujdes në formatin trediminsional iu dërgua më shumë se 400 vetëve nga presidenti i “Agna Group”, Vasil Naçi.

Njerëz të famshëm, politikanë të shumtë, biznesmenë të suksesshëm, njerëz të mediave e shumë miq të “Agna Group” u mblodhën në një event të jashtëzakonshëm për prezantimin e një produkti të ri.

Çdo gjë e përkujdesur deri në detaj. Vajza simpatike gjenden kudo duke uruar mirëseardhjen për miqtë e zgjedhur. Një tunel të fut në ambientet ku zhvillohet spektakli, sepse e tillë ishte edhe mbrëmje. Të gjithë aty, për të festuar së bashku dhe për të shijuar mbrëmjen speciale, ku “e ardhmja” feston premierën e saj.

Sipas organizatorëve, të ftuarit nuk dinin asgjë për produktin që do prezantohej, gjithçka ishte surprizë. Presidenti i “Agna Group” falenderoi pjesmarrësit, ndërsa pas tij mori fjalën Z. Xhevat Jusifi , distributori i kompanisë Buçaj në Kosovë. Nuk mungon as një fjalë përshendetëse nga Zhelko Zhunic (Željko Žunić), presidenti i kompanisë “Beohemija Business Group” në Serbi.

Ajo që vijoi ishte një mbrëmje plot muzikë dhe argëtim, ndryshe nga prezantimet e zakonshme të një produkti të ri. “Deus Premium Night” ishte e mbushur me surpriza, deri në mbërritjen e momentit të madh.

“Deus”, produkti më i për larjen e rrobave ka mbërritur në Shqipëri. Për të simbolizuar madhështinë e Deus, ishte zgjedhur pikërisht e bardha frymëzuese, e derdhur në një skenografi qetësuese, si një dedikim i paqtë i mjeshtërisë së pakrahasueshme dhe të ardhmes së qartë me “Deus”.

Gjithçka ishte realizuar nga agjencia “On Time Concept Albania”, si një surprizë ngacmuese për të pranishmit e veshur gjithë klas, të cilët ishin ftuar për zbulimin e këndshëm dhe miqësor të kësaj ftese që të intrigonte.

Në fund të mbrëmjes nuk mungon as një dhuratë nga kjo mbrëmje e paharrueshme. Pako me pluhur larës që mbajnë një aromë fantastike të “Deus” e janë përgatitur për të gjithë të ftuarit.

Në studion e emisionit të “Pasdites”, përgjegjësja e marketingut, Blerina Preza, shpjegoi: “Ishte qëllimi ynë që produkti i ri të lançohej në treg në mënyrë pompoze dhe tërheqëse, prandaj futëm disa elementë kuriozë në ftesën tonë, njëkohësisht që nuk i bëmë të ditur të ftuarve se përse do të ishin të pranishëm në këtë mbrëmje gala. Kodi i veshjesh, mbrëmja, ftesa me vargje pa thënë asgjë, të gjitha këto kontribuan për të krijuar një surprizë të vërtetë”.

Në vazhdim, Preza shtoi: “Pati shumë persona që na merrnin në telefon, për të konfirmuar prezencën, që ishte një prej kushteve të pjesëmarrjes dhe na pyesnin se për çfarë bëhet fjalë, por besoj se deri në fund e ruajtëm me shumë zotëri. E vetmja rrjedhje informacioni mbase ka ardhur pak nga unë, në rastet e diplomatëve të ftuar, që u kërkohej në protokoll të shkruanin që më parë qëllimin e pjesëmarrjes së tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA