Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus Vladimir Putin janë shprehur që të dy për fundin e menjëhershëm të dhunës në Siri.
Në deklaratën e përbashkët të lëshuar pas takimit te tyre te pare qe nga rikthimi i putinit ne presidencen ruse, dy lideret e bene te qarte se ndajne te njejtin mendim persa i takon popullit sirian: ai duhet ta percaktoje vete te ardhmen e tij.
Por perpos kesaj deklarate, nuk pati ndonje shenje konkrete e ngushtimit te dallimeve mbi sanksionet kunder Damaskut. Pas nje jave akuzash reciproke mes diplomateve amerikane e ruse, bisedimet e grupit te 20-teshes ne Los Cabos te Meksikes, testuan qe dy lideret te farketojne mes tyre nje marredhenie bashkepunimi e te gjejne gjuhen e perbashket per Sirine apo çeshtje te tjera polemizuese.
“Në këndvështrimin tim, kemi gjetur shumë pika të përbashkëta për çështjen e Sirisë”, tha Putin.
“E diskutuam dhe rame dakort se dhuna te perfundoje dhe nje proces politik duhet krijuar per parandalimin e luftes civile dhe vdekjeve te llahtarshme qe kemi pare javet e fundit”, tha Obama.
Rusia e ka mbrojtur presidentin sirian nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara, të cilat kërkohen nga shtetet perëndimore dhe arabe, kundershtare te sundimit 11-vjeçar të Bashar al Assad-it dhe shtypjes se dhunshme të opozitës nga ana e tij. edhe pse ëashingtoni nuk ka treguar oreks per nje nderhyrje te re te stilit te Libise, moska ngurron ta braktise aleatin e vjeter, njekohesisht klient armesh prej nje kohe te gjate dhe pikembeshtetja e saj e fundit ne lindjen e mesme. ceshtja e iranit u prek gjithashtu, e Obama tha se edhe ne kete pike ndante te njejtin kendveshtrim me Shefin e Kremlinit lidhur me krizen e programin bërthamor të vendit, ndersa shtoi se ka ende kohë për një zgjidhje diplomatike.
Top Channel