Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të hyjmë në një të tillë Me mijëra persona janë grumbulluar në sheshin Tahrir në Kajro, për të protestuar kundër vendimit të ri Këshillit Ushtarak, për të mos i deleguar të gjitha fuqitë presidentit të ri të vendit.
Protesta është organizuar nga Vëllazëria Muslimane, që pretendon se kandidati i saj, Mohammed Mursi, ka fituar në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Rivali i tij, ish-kryeministri Ahmed Shafiq, gjithashtu pretendon se ka fituar.
Ndërsa egjiptianët votuan, këshilli i gjeneralëve shpërbëu parlamentin dhe mori në dorë të gjithë fuqinë ligjvënëse për vete.
Sipas korrespondencëve ndërkombëtare, Këshilli i Lartë është duke vepruar me bindjen se në fund do të jetë Mursi ai që do të shpallet fitues.
Grupime të aktivistëve e kanë përshkruar lëvizjen e autoriteteve si një grusht të mirëfilltë shteti.
Top Channel