Britani, ndalohet anija me armë për Sirinë

19/06/2012 00:00

Marina britanike është vënë në lëvizje për të ndaluar një anije mallrash
që dyshohet se transportonte helikopterë luftarakë rusë për në Siri.

Sipas raportimeve të BBC, anija është ndaluar kur ndodhej rreth 80 kilometra larg bregut verior të Skocisë. Aktualisht mendohet se anija ndodhet në ujërat pranë Ishujve Perëndimorë.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime serioze për Rusinë, në lidhje me anijet me armë që dërgon në Siri, që përbën një shkelje të embargos së Bashkimit Evropian mbi armët.

Zyra e Jashtme e Komonuelthit ka deklaruar se për momentin është e paqartë se ku anija e ndaluar do të shkojë.
Ndërkohë, nga ambasada ruse në Londër nuk ka pasur ende një koment.

“Ne jemi në dijeni të një anijeje që përmban helikopterë rusë luftarakë të modifikuar të drejtuar për në Siri”, thuhet në një komunikatë për shtyp të ZJK-së.

Dokumenti në fjalë kujton se, ministri i Jashtëm britanik ia bëri të qartë homologut rus Lavrov gjatë takimit të 14 qershorit se, dërgimi i ngarkesave me armë për Sirinë duhet të marrë fund.

“Ne po punojmë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për t’u siguruar se po bëjmë të pamuundurën për të penguar masakrat që regjimi sirian po kryen ndaj civilëve, i ndihmuar nga vende të tjera”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel