Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, do të zhvillojë për herë të parë një vizitë në Poloni, mes datave 16 dhe 19 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur sot sekretari i kishës polake, imzot Wojciech Polak, sipas të cilit gjatë vizitës do të firmoset edhe një dokument i përbashkët.
Sipas burimit, dokumenti në fjalë është elaboruar nga Kisha Katolike Polake dhe nga ajo Ortodokse Ruse, që bën thirrje për pajtimin historik mes dy popujve.
Marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë janë ftohur prej disa vitesh, fillimisht që kur administrata e Shteteve të Bashkuara paralajmëroi ngritjen e një pjese të mburojës anti-raketë në territorin polak.
Ajo që acaroi më tej raportet ishte aksidenti ajror në Rusi që i mori jetën presidentit polak Caczinsky dhe 90 bashkëpunëtorëve të tij, ngjarje për të cilën qeveria polake fajëson Moskën.
Top Channel