Zgjedhjet e fundit legjislative në Francë patën goxha risi. Më e rëndësishmja prej tyre është zgjedhja e një numri rekord femrash ligjvënëse për mandatin e ardhshëm.
Në total, numri i femrave të zgjedhura deputete në Asamblenë Kombëtare franceze, sipas rezultateve përfundimtare, është 155. Pra Asambleja e re do të përbëhet nga 422 meshkuj dhe 155 femra duke plotësuar numrin total prej 577 anëtarësh.
E përkthyer në përqindje, femrat përbëjnë 27 përqind të anëtarëve, thuajse 10 herë më shumë se sa ligjvënëset e dala nga zgjedhjet e 2007, që ishin 107, ose 18.5 përqind.
Përvec kësaj, risia tjetër është se për herë të parë që nga formimi i Asamblesë Kombëtare franceze nën frymën e Kushtetutës aktuale, një femër mund të udhëheqë punimet e saj. Bëhet fjalë për ish-ministren e Drejtësisë, Elisabeth Guigou e cila ka paraqitur kandidaturën e saj pas humbjes së ish-bashkëshortes së presidentit francez, Segolene Royal.
Në balotazhin e ditës së dielë, partia e presidentit Hollande mori numrin e mjaftueshëm të vendeve në Asamblenë Kombëtare sa për të patur mazhorancën e për të mos ndërlikuar politikat e tij për përballimin e krizës financiare.
Top Channel