Dublin, koncert në nder të Suu Kyi

18/06/2012 21:20

Liderja e opozitës birmane, Aung San Suu Kyi ka mbërritur në Dublin për një vizitë 5-ditore në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 5 mijë persona pritet të ndjekin një koncert në të cilin liderja e rezistencës paqësore do të mbajë një fjalim, si dhe do të marrë një çmim nga Amnesty International.

Gjithashtu, Suu Kyi do të marrë edhe një çmim nga Freedom of the City, që i është atribuar asa nga qyteti i Dublinit 12 vjet më parë.

Të pranishëm në koncert do të jetë edhe lideri i grupit muzikor U2, Bono, si dhe Bob Geldof, Damien Rice dhe Vanessa Redgrave.

Në fundjavë, Suu Kyi ishte në Oslo ku tërhoqi çmimin Nobël për Paqen që iu dha 21 vjet më parë, kur ishte ende në fillim të arrestit të gjatë të shtëpisë.

E emocioniar, por si zakonisht karizmatike, Zonja, e veshur me një komplet tradicional birman dhe e pritur me duartrokitje, ia atribuoi çmimin meritës së “kthimit në realitet” kur ishte detyruar të qëndronte në burgim nga junta ushtarake në vitin 1991, dhe në veçanti kthimit të vëmendjes së botës tek lufta për demokraci në Birmani.

“Birmania është në rrugën drejt demokracisë, por është e nevojshme vendosja e një besimi jo të verbër në të ardhmen e saj, edhe sepse ka ende shumë pengesa, konflikte, të burgosur të ndërgjegjes dhe refugjatë”, deklaroi Suu Kyi.

Fjalimi i saj ishte idealist, por herë pas here me thekse pragmatike: “Paqja absolute është një objektiv i paarritshëm, por duhet të vazhdojmë ta ndjekim si një udhëtar në shkretëtirë që ecën duke ndjekur yllin si pikë referimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA