Shkodër, pranga pedagogut të Juridikut
16/06/2012 00:00
Një pedagog i Fakultetit të Juridikut në Univeristetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, Fran Qafa, është prangosur mesditën e së shtunës nga strukturat e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit nën akuzën e mitmarrjes.
Sipas burimeve policore, pedagogu, profesor i së drejtës penale, është arrestuar pasi merrte shuma të konsiderushme parash në këmbim të notës kaluese për studentët.
Pedagogu 56-vjeçar ka 18 vite që jep mësim në këtë univeristet, saktësojnë më tej burimet policore, ndërkohë që kolegët e Qafës kanë mbetur të habitur.
Top Channel