Ndërron jetë princi saudit i kurorës
16/06/2012 00:00
Media shtetërore saudite njoftoi vdekjen e princit të kurorës, Nayef bin Abdul Aziz Al Saud në moshën 78-vjeçare.
Sipas njoftimit, princi ndërroi jetë “jashtë Arabisë Saudite” ku kishtë udhëtuar për pushime dhe teste rutinë mjekësore.
Princi Nayef bin Abdul Aziz Al Saud mbante gjithashtu postin e kryeministrit dhe të Ministrit të Brendshëm. Para nisjes jashtë Arabisë Saudite, ai deklaroi se do të rikthehej shpejt në vend.
Abdul Aziz Al Saud u emërua princ i kurorës në muajin tetor të viti të kaluar, pas vdekjes së princit Sultan bin Abdul Aziz.
Mbetet mister vendi se ku ka ndërruar jetë princi saudit. Titulli i Princit të Kurorës kalon pë princin Salman i cili aktualisht qeveris Riadin.
Top Channel