Brown: Evropës po i afron dita e gjykimit

16/06/2012 00:00

Gordon Brown, njeriu qe drejtoi Britanine pas Toni Blerit, dhe mbajti
Britanine jashte eruos, ka bere paralajmerimin me te forte deri me sot
per ate se cka mund te ndodh ne Eurozone.

Nje nga ekonomistet me te respektuar ne shkalle boterore,thote se dita e gjykimit te Evropes po afron. Ciladoqofte perzgjedhja e grekeve ne zgjedhjet e se dieles dalja kaotike nga euro ka shume gjasa, pasi te ardhurat e Greqise nga taksat po deshtojne  dhe ato nuk po rriten siç u premtua.

Franca dhe Italia, sipas z.Brown mund te kerkojne paketa massive shpetimi, pasi ekonomia evropiane eshte ne nje spirale tatepjete pa asnje shenje rikuperimi.Sipas ish-Kryeministrit britanik edhe bankat gjermane nuk jane te imunizuar nga nevoja per me shume kapitale. Bankat evropiane mund te kene nevoje per 400 miliarde sterlina si financime emergjence.Duke folur ne prag te takimit te G20 z.Brown i kerkoi udheheqesve boterorë te paraqesin propozime radikale per te shmangur rrezikun e kolapsit.

Gorden Brown, i cili luajti nje rol kryesor ne koordinimin e veprimeve globale ne pergjigje te krizes se kreditit te perpara disa vjeteve dhe kandidat per postin e shefit te FMN-se, akuzon udheheqesit evropian se nuk po ngrihen ne lartesine e sfides se krizes, duke paralajmeruar se Evropa mund te perballet me me nje dekade te humbur.

Top Channel