Aksion për drogën në Lazarat

16/06/2012 00:00

Ka vijuar edhe të shtunën aksioni për parandalimin e kultivimit të
bimëve narkotike në Lazarat. Forcat e drejtorisë së policisë në
Gjirokastër të mbështur edhe nga dy grupe të FNSH-së dhe dy grupe Delta
po vijojne bllokimin e fuqisë punëtore dhe materialeve organike drejt
fshatit Lazarat, që shërbejnë për kultivimin e kanabisit.

Gjatë ditës së sotme janë bllokuar 53 shtetas në kodrat që të cojnë në Lazarat. Sipas policisë ata po përpiqeshin të hynin në fshat. Gjithashtu është bllokuar një bot uji dhe një kamion me pleh. 6 grupet e punës po vijojnë kontrollet në territorin e komunës Lazarat, për të mos lejuar kultivimin e kanabisit. Policia ka mbledhur deklarimet e punëtorëve.

Dëshmitë e tyre mbi destinacionin dhe punën që do të kryenin do të shërbejnë për procedimin penal të atyre shtetasve nga Lazarati që do të tentojnë apo do të mundin të kultivojnë cannabis. Në Gjirokastër që prej mbrëmjes së djeshme ka mbërritur për të mbështetur forcat e policisë lokale edhe Task Forca e qarkullimit e drejtuar nga Krenar Ahmeti.

Gjate oreve te fundit jane hequr xhamat e zinj nga 85 automjete nga Lazarati janë vendosur 600 mijë lekë të reja gjoba për këto shkelje dhe janë bllokuar 3 makina luksoze nga Lazarati që rezultonin të vjedhura. Aksioni pritet të vijojë edhe ditët e ardhshme, ndersa gjate ketyre diteve jane ndaluar rreth 180 persona qe kane tentuar te hyjne per te punar ne parcelat me kanabis ne Lazarat.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA