Turqi, procesi ndaj “terroristit” shurdhmemec

15/06/2012 19:40

Një prokuror në Turqi ka kërkuar dënimin e një kurdi shurdmemec dhe analfabet me 25 vjet heqje lirie, për mbështetje të terrorizmit.

Në momentin e arrestimit atij iu gjet me vete një limon i prerë përgjysmë dhe limoni është përdorur si provë ndaj Mehmet Tahir Ilhan, pasi ai është në gjendje të zbusë efektet e gazit lotsjellës.

Ilhan u prangos pasi u gjend në mes të një demonstrate të paligjshme në qytetin e tij, Mersin, në jugun e Turqisë.

Sipas autoriteteve, ai ka bërë propagandë në favor të Partisë Popullore Kurde, e cila është e paligjshme në vend.

Ilhan, një punonjës artizal qeramike, nëpërmjet gjuhës së gjesteve, i ka mohuar të gjitha akuzat me të cilat ai është përballur në gjyq.

Sipas ligjeve turke, ofrimi i mbështetjes së çfarëdoshme ndaj PPK-së është një “akt terrorizmi”.

Mediat ndërkombëtare kanë veçuar faktet se ndonëse sistemi gjyqësor në Turqi nuk njihet si ndër më të paaanshmit, një gjyq i tillë është skandaloz duke pasur parasysh edhe vetë standartet e drejtësisë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA