Qeveria Italiane shpreson të përfitojë 10 miliardë euro nga shitja e tre kompanive shtetërore, në një përpjekje për të reduktuar defiçitin e lartë buxhetor.
Kryeministri Mario Monti, duke folur për projektin, tha se paratë e fituara nga shitjet dhe reduktimi i punonjësve shtetërore do të ndihmojnë financat e dobësuara të ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës.
Kompanitë që janë ofruar për privatizim janë “Fintecna”, “Sace” dhe “Simsest”, të gjitha në pronësinë e plote te Ministrisë Italiane të Ekonomisë.
Monti paralajmëroi se privatizime të tjera do të realizohen së shpejti.
Gjithashtu, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e buxhetit italian, qeveria ka vendosur që të reduktojë numrin e forcave të armatosura dhe të shkrijë disa departamente ministrore.
Aktualisht, Italia është një prej vendeve më të rrezikuara nga kriza e Eurozonës, më defiçitin buxhetor të vlerësuar në mbi 120% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Top Channel