Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri Thaçi falënderoi homologun e tij për ndihmën e Hungarisë, sidomos për njohjen e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës dhe mbështetjen e saj për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.Tani, kryeministri Thaçi theksoi se është momenti i duhur që investitorët e Hungarisë të investojnë në Kosovë.

Ndërsa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban premtoj se do të inkurajojë biznesin hungarez për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë.”Ishte përfundim i përbashkët se dy vendet dhe populli hungarez dhe ai kosovar duhet të vazhdojnë të intensifikojnë bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave më të mira”, perfundon komunikata e leshuar nga Kryeministria.

Top Channel