
Janë me dhjetëra institucione private parauniversitare, që veprojne në gjithë vendin të paliçensuara.
Deputetet e opozites dhe nje pjese e deputeteve te maxhorances kane kerkuar rritje drastike te gjobes per keto subjekte, por edhe kryerjen e nje verifikimi dhe inspektimi nga Ministria e Arsimit, e cila ka pranuar se ne Shqiperi shume shkolla te mesme dhe 9-vjeçare qe jane informale.
“Aty flitet për një numër rreth 544 institucione parauniversitare arsimore private në Shqipërisë, në të cilat rreth 38 janë fare pa licensë””, tha deputetja socialiste Ledi Shamku.
“Nuk përjashtohet mundësia që të ketë. Ne po bëjmë inspektimin, por ky ligj na jep një argument shumë të fortë që t’ia mbyllim menjëherë këtë aktivitet”, thotë zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata.
Pas shume diskutimesh eshte vendosur qe masa e gjobes te rritet, por jo ne masen e propozuar nga kryetarja dhe nenkryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit që ishte nga 5 milionë deri në 10 milionë lekë. Deputetet e mazhorances vendosen, qe masa e gjobes te jete 500 mije deri ne 1 milionë leke, nga 10 deri ne 100 mije qe ishte deri me tani.
“Ai që do të shohë një sanksion shumë të rëndë këtu, do të mendohet dy herë përpara se të hapë një shkollë pa licensë, kurse ai që sheh një gjobë 10 mijë deri në 100 mijë, i duket një gjë e papërfillshme, sidomos në këtë situatë që jemi, që të gjithë bashkë kemi shqetësimin e madh përsa i përket cilësisë dhe informalitetit në arsim”, tha Leskaj.
Gjate debateve per Projektligjin e ri per Arsimin Parauniversitar, deputetet kane kerkuar qe çmimet e teksteve shkollore, të miratohen përmes një procedure të hapur dhe transparente.
Top Channel