SHBA u është bashkuar thirrjeve që Serbia të përmirësojë raportet me Kosovën pasi Bashkimi Europian deklaroi se kjo cështje mund të jetë një pengesë e madhe për anëtarësimin e Beogradit në rajon.

Thuajse të gjithë presidentët e shteteve të rajonit bojkotuan betimin e presidentit serb, Tomisllav Nikoliç ditën e hënë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland refuzoi të komentojë cështjen e bojkotit, por deklaroi se Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e ri serb pas zgjedhjes së tij.

“Mesazhi ynë është se duam të punojmë me presidentin e ri dhe duam që Serbia të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Europian e të punojë për cështjet e mbetura pezull me Kosovën”, deklaroi zëdhënësja Nuland.

Top Channel