
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton ritheksoi angazhimin e
saj për afirmimin e mëtejshëm dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Ajo mori pjese çeljen e konferencës dyjavore “Gratë në Institutin e Shërbimit Publik”, ne Uelesli ne Boston. Klinton ka shfaqur bindjen dhe shpresën se do të rritet edhe më tej shifra prej, siç tha 89 vendeve që deri tash e kanë njohur Kosovën.
“Është një fushë e një shqetësimi të pambaruar për ne çështja midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Klinton për të përkujtuar pjesëmarrësit se shpërbërja e Jugosllavisë çoi në një spastrim të tmerrshëm etnik në Kosovë, ku shqiptarët u futën në trena dhe u dëbuan nga vendi.
“Ishte një gjë e tmerrshme. Shtetet e Bashkuara bashkë me vende të tjera ndërmorën veprim për ta ndalur këtë,” theksoi Klinton, në këtë përvjetor të hyrjes triumfale të NATO-së në Kosovë sot e 13 vjet më parë, pas bombardimit 78 ditësh mbi forcat serbe. Klinton deklaroi se duhet të njihen kufijtë ndërsa serbët që jetojnë brenda Kosovës duhet të mësojnë të jetojnë bashkë me shqiptarët.
Top Channel