
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Bullgarisë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në të gjitha fushat studimore.
Nënshkrimi vjen pas një sërë marrëveshjes që academia e Kosovës ka arritur me shumë akademi nga vende të ndryshme. Kryetari Hifzi Islami tha se ky memorandum ka një rëndësi të veçantë pasi Akademia e Shkencave e Bullgarisë është ndër akademitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.
Islami duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bullgarisë tha se Sofia ka qenë ndër kryeqytetete para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ishtë ndër lobueset më të mira në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Ndërsa kreu i akademisë bullgare të shkencave, Atanas Atanasov është shprehur i impresionuar nga njerëzit e rinj që ka takuar. Duke folur për stafin e akademisë kosovare, ai tha se ata janë garancia më e mirë që marrëveshja do të nënshkruhet.
Top Channel