Furnizimi me ujë në Tiranë, vijojnë punimet

13/06/2012 00:00

Një ditë pas ankesave të banorëve të Porcelanit dhe një lagjeje në
Kodren e Priftit për mungesën e furnizmit me ujë të pijshëm ka reaguar
Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Seit Dollapi duke
thene se investimet në këtë zonë përfundojnë në fund të muajit qershor,
kur do të zgjidhet njëherë e mirë problemi i ujit për këta banorë.

Sipas Dollapit investime te tjera do te kryhen ne zonen e Unazes se Re dhe në rrugen “Besa” ne muajin korrik,por u ben thirrje qytetareve te nxitojne te lidhin kontrata me Ujesjellesin, pasi askush nuk do te furnizohet nese nuk paguan. Deri ne perfundim te investimeve keto zona sipas tij do te furnizohen me autobote te Ujesjellesit.

Ndersa, persa i perket borxheve te krijuara nga Ndermarrjet Shtetërore, Dollapi shpjegon se kane filluar shlyerjet, pasi ne rast te kundert edhe ata njelloj si konsumatore te thjeshte do te perballen me nderprerjen e ujit.

Top Channel