“Hakiu, 19 vjeç kur e kanë vrarë, Lumniu, 21 vjeç, Veliu, 24 vjeç…” . Ishte data 30 prill 1999 kur forcat serbe ia vranë 5 bijtë Emine Dvoranit. Shtëpia ku ajo i rriti fëmijët fatmirësisht shpëtoi pa u djegur.

Por muret e saj kanë vite që janë shndërruar në mur morti për prindërit e 5 viktimave. Kalimi i viteve mbase lehtëson dhimbjen e dy prindërve. Për ta bashkimi duket i afërt, çka dhe lehtëson dhimbjen e tyre. Ata kujtojnë edhe fjalët e fundit.

Dita e Çlirimit për familjen Dvorani nga fshati Terstenik i komunës së Drenasit kujtohet si ditë e madhe. Ditë kujtimi dhe dhimbje por edhe ditë gëzimi dhe rigjallërimi. Fatmirësisht 3 fëmijë të tjerë, dy vajza dhe një djalë i kishin shpëtuar luftës. Në gjirin e shtëpisë së re tashmë ka rilindur Hysniu .

“Prindërit patën dëshirë të ripërtërinin emrin. Tani jam në punë, jemi të kënaqur, ka edhe më mirë, por jemi të kënaqur!”, thotë Hajriz Dvorani, vëllai i 5 viktimave të luftës.

Gjatë luftës mbi 14 mijë qytetarë të Kosovës u vranë dhe u masakruan nga forcat paramilitare serbe. Mbi 900 mijë u shpërngulen me dhunë nga shtëpitë e tyre, ndërkohë afro 1 mijë e 800 persona ende rezultojnë të zhdukur.

Top Channel