Një zëdhënës i partisë greke të ekstremit të djathtë, “Chrysi Avgy”, lajmëroi se forca e tij politike ka paditur dy deputete, të cilën një përfaqësues i kësaj lëvizje i sulmoi fizikisht në një studio televizive, gjatë javës së shkuar.

Kandidati për deputet i neonazistëve, Ilias Kasidiaris, gjithashtu ka ngritur një padi ndaj vetë televizionit ndersa me pare ishte shprehur se nuk ndihej i penduar.

Kasidiaris ngriti padinë në Gjykatën e Athinës, ndaj kandidates së partisë komuniste, Liana Kanelli dhe anëtares së radikalëve të majtë të “SYRIZA”-s, Rena Dourou.

Kasidiaris akuzon për “fyerje të paprovokuara” dy politikanet që qëlloi në studio me grusht si dhe ka ngritur akuzën për “mbajtje të paligjshme”, ndaj televizionit “Antenna”.

Javën e shkuar, 31-vjeçari i “Chrysi Avgi”, partia që në zgjedhjet e majit arriti të fitojë për herë të parë në historinë e saj vende në Parlament, sulmoi Dourou, pasi ajo akuzoi partinë e tij për “rikthimin e Greqisë pesë shekuj më pas”, ndërsa vetë Kasidiaris e cilësoi si një “kriminel ordiner”, ndërsa e akuzoi për përfshirjen në një vjedhje të armatosur.

58-vjeçarja Kanelli doli në mbrojtje të koleges së saj që u godit me një grusht, duke u përfshirë edhe ajo në sulmin e çmendur të neonazistit, që e goditi tre herë me shpullë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA