Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media bëri të ditur se 12 aktivistë të kësaj lëvizjeje, në Prizren janë arrestuar në paraditen e së dielës, 10 prej të cilëve më vonë janë liruar, kurse të tjerë po mbahen ende në polici.

Sipas këtij subjekti politik, arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë kohës sa ata po stolisnin qytetin me flamuj kombëtarë, me rastin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sipas këtij subjekti politik ngjarja ka ndodhur në sheshin “Shadërvan”.Aty ka ndërhyrë Njësia Speciale dhunshëm, me sprej lotsjellës dhe shkopinjë gome ndaj aktivistëve, me ç’rast qytetarët e Prizrenit u solidarizuan me aktivistët, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Ndërsa, zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se “Ata janë shoqëruar në polici me arsye se kanë vendosur flamuj kombëtarë dhe kanë hequr simbole flamuj e simbole tjera, si flamuj të Kosovës dhe shteteve tjera mike që kanë ndihmuar Kosovën”.

Sipas Berishës me procedurë të shkurtër të arrestuarit do të dërgohen para gjyqtarit për kundërvajtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA