Francë, Exit-Polls, kryesojnë socialistët

10/06/2012 20:46

Sondazhet e fundit tregojnë se socialistët e Presidentit, Francois Hollande së bashku me aleatët e tyre kryesojnë në raundin e parë të votimeve parlamentare në Francë.

 

 

Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare franceze tregojnë një
rezultat mjaft të ngushtë mes Socialistëve të Presidentit Fransua
Hollande dhe partisë së djathtë, UMP të Nikolas Sarkozy. Socialistët  kanë rreth 35 përqind të votave por aleatët e Partisë së Gjelbër i cojnë afër 40 përqind.

Sondazhet e para tregojnë se dy partitë kryesore ndodhen “kokë më kokë” me rreth 40 përqind të votave të numëruara.       

Sipas ekspertëve, një fitore e socialistëve do t’i jepte mandatin Hollande që të vazhdonte me politikën e rritjes së taksave për të pasurit dhe të politikave të tjera fiskale që ka paralajmëruar.

Nëse të majtët do të humbin, presidenti Francois Hollande do të ishte i detyruar të shkarkonte nga detyra kryeministrin e sapozgjedhur, Jean-Marc Ayrault dhe të zgjidhte një tjetër kryeministër nga radhët e UMP-së.

Shenjat e para tregojnë se pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët sesa në zgjedhjet presidenciale në prill.

Rreth 46 milion francezë që kanë të drejtë vote do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për 577 vende në Asamblenë Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA