
Fitorja e ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç si udhëheqës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, konsiderohet si një akt mjaft i rëndësishëm për Serbinë.
Ndonëse, Jeremiç nga kjo pozitë nuk do të mund të zbatoj politikën e shtetit serb, ai do të mund ta promovoj vendin e tij. Mediat dhe analistët e konsiderojnë fitoren e Jeremiç si një triumf pas shumë vështirësive dhe kundërshtive që ka pasur kandidati serb.
Këtë emërim e vlerësojnë edhe partitë opozitare, ndërsa partia progresiste e presidentit Tomisllav Nikolliç, vlerëson se zgjedhja e presidentit të ri ka ndikuar që disa vende sërish ta kthejnë kokën drejt Serbisë.Fakti që kanë qenë një numër i madh i shteteve që kanë votuar për Jeremiç, është i rëndësishëm edhe për analistët duke marrë parasysh faktin që një pesë e vendeve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Serbia do të jetë informuar dhe do të ketë qasje në shumicën e ngjarjeve botërore politike përmes Vuk Jeremiç”, ka thënë Predrag Simiç, profesor i shkencave politike në Beograd.
Shefi i diplomacisë serbe, ka qenë lobuesi kryesor kundër pavarësisë së Kosovës duke udhëtuar në mbarë globin. Për analistin Gjorgje Vukadinoviç, zgjedhja e Jeremiç do të jetë megjithatë një zë më i fuqishëm dhe do ta ndaloj proçesin e njohjeve të Kosovës.
Top Channel