Cruise, nga agjent sekret në rock star

09/06/2012 00:00

Tom Cruise ka dalë nga petku i agjentit sekret në “Mission: Impossible” dhe ka veshur atë të një rock star-i.

Aktori amerikan këtë herë është protagonist i “Rock of Ages”, filmi i ri i regjisorit Adam Shankman, që është një përshtatje kinematografike e shfaqjes së Broadway.

Filmi është prezantuar në Hollywood në një premierë botërore të mbushur me yjet e kinemasë dhe muzikës.

Në evenimentin në fjalë yjet e showbiz-it ishin veshur me stile të ndryshme, aktoret me fustane elegante, ndërsa aktorët, si për shembull Cruise, tepër sportivë apo me stil rock.

Filmi i ri ka edhe një kast aktorësh të mirënjohur si Alec Baldwin, Catherine Z Jones, Russel Brand, si dhe bukuroshja Julianne Hough.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA