Tavo apel mjekëve për shërbimin
07/06/2012 00:00
Ministri i ri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka kërkuar nga qyteti i Korçës
ndërgjegjësimin e mëtejshëm të bluzave të bardha për etikën e tyre ndaj
shërbimit që duhet të marrin qytetarët.
Teksa ka inspektuar edhe ambjentet e spitalit te Korces ai ka apeluar per angazhimin dhe gatishmerine e plote ndaj emigranteve te cilet shpesh perballen me probleme shendetesore si rrjedhoje e ndryshimit te klimes duke rritur keshtu edhe fluksin e pacienteve neper spitale.
Tavo ka pergezuar investimet infrastrukturore ne spitalin e Korces pergjate viteve te fundit ndersa ka premtuar edhe shmangien e problemeve si mungesa e medikamenteve apo edhe permiresime te metejshme.
Top Channel