Siri, pengohen monitoruesit e OKB-së

07/06/2012 15:40

Autoritetet siriane kanë penguar vëzhguesit në terren të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë fshatin e Kubairit, ku 86 persona u ekzekutuan në orët e para të së enjtes.

”Ushtria siriane ka ngritur postoblloqe dhe i ka kthyer mbrapsht të gjithë monituesit që kanë mbërritur në zonë”, raportoi një drejtues i misionit të OKB-së.

Një veprim i tillë nga Damasku bie ndesh me kushtet e një armëpushimi të nënshkruar më parë me kryengritësit, falë ndërmjetësisë së ish-kryetarit të OKB-së, Kofi Annan.

Sipas mediave ndërkombëtare, dhuna e “sponsorizuar” nga presidenti Al-Assad është “tronditëse”, por duket se Damasku zyrtar ndihet i qetë pas përkrahjes së marrë nga Rusia dhe Kina, që theksuan se do të kundërshtojnë me vendosmëri çdo nismë për një ndërhyrje ushtarake në Siri.

Të paktën 86 persona, duke përfshirë rreth 40 gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë nga forcat e qeverisë siriane në provincën e Hamas, konkretisht në fshatun e Kubairit dhe Marzafit.

Sipas burimeve te pakonfirmuara, numri i viktimave gjate te gjithe dites se enjte ne vend ka arritur ne mbi 140.  Numri i saktë nuk mund të konfirmohet, por kjo dite konfirmohet si nje prej me te pergjakshmeve qe prej fillimit te luftes dhe vjen pas asaj që ndodhi më pak se dy javë më parë në Houla, ku humbën jetën rreth 108 persona.

Dëshmitarët fajësojnë turpat pro-qeveritare, ndërsa vetë qeveria akuzoi grupet e armatosura që kërkojnë të tërheqin një ndërhyrje ushtarake nga jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA