Vajza e Michael Jackson: Vuaj si në momentin kur vdiq

06/06/2012 20:30

Kanë kaluar pothuajse tre vjet që nga ndarja tragjike nga jeta e legjendarit Micheal Jackson, por dhembja për të bijën e tij Paris nuk është zvogëluar kurrë.

Në një intervistë në programin e famshëm amerikan “talk-show” të Oprah Winfrey, 14-vjeçarja hapi zemrën përpara publikut duke rrëfyer: “Vazhdoj ta ndiej mungesën e tij në jetën time si në ditën e parë, në 2009-n. Dhembja për vdekjen e babait nuk lehtësohet kurrë për mua”.

Në intervistë, gjatë së cilës adoleshentja refuzoi të fliste për çështjen Conrad Murrey, mjeku i dënuar me katë vjet heqje lirie për neglizhencë në vdekjen e Jackson, e reja trajtoi edhe çështjen e karrierës së ardhshme në aktrim.

Paris ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në dy filma fantastiko-shkencor për të rinj, por ka hedhur poshtë disa oferta të shumta që i janë drejtuar.

”Kam folur me gjyshen dhe hallën (Janet Jackson) disa herë në lidhje me këtë temë dhe jam dakord me faktin që ka një kohë të duhur për gjithçka. Nuk është koha për mua që të nis një karrierë në kinematografi. Këtë mund ta bëj në të ardhmen, por për momentin dua thjesht të shijoj sa më shumë këtë stad në jetën time”, tha 14-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA