
Aktori kanadez i filmave pornografike i kerkuar per vrasjen dhe
gjymtimin e trupit te te dashurit te tij, do te dale perpara nje gjykate
ne Berlin nje dite pas arrestimit ne kryeqytetin gjerman.
Ministria e Drejtesise ne Gjermani eshte ne pritje te kerkeses se ekstradimit nga autoritetet kanadeze per Luka Rocco Magnotta-n. Ne vendin e tij, 29-vjeçari do te perballet me akuzat per vrasje dhe kercenim te politikaneve kanadeze.
Policia gjermane e ndaloi pa me te voglen rezistence te henen ne nje internet-kafe, ku nje punonjes i barit e kishte njohur nga foto neper gazeta. Magnotta dyshohet se ka vrare studentin kinez 33-vjeçar Jun Lin ne Montreal e me pas, ka derguar me poste pjese te trupit te tij ne adrese te disa partive politike ne Kanada. Mendohet se i riu eshte larguar nga Montreali ne drejtim te Parisit ne 26 maj, e me pas nga Franca ka levizur me autobus ne drejtim te Gjermanise. Shefi i policise se Montrealit, Ian Lafreniere tha se hetuesit ishin te lehtesuar dhe te kenaqur nga ky arrestim.
“E beme te qarte qe ne fillim se ëeb-in e kishte perdorur per te mbuluar veten me lavdi, dhe ne fund, ishte ëeb-i ai qe e rrezoi. e njohen sepse fotografia e tij ishte gjithandej”, tha Ian Lafreniere, shef i policisë së Montrealit.
Magnotta u ndalua ne nje internet-kafe te Neukoelln te Berlinit, ku thuhet se ishte duke lexuar lajmet qe ishin shkruar per te. Fillimisht, kur u perball me agjentet, u perpoq te jepte emra te rreme, por ne fund thjesht kishte thene: Me kapet. Viktima e tij, Lin, ishte nga ëuhani i Kines dhe studionte per inxhinjeri dhe shkenca kompjuterike ne universitetin Concordia te Montrealit. Ata qe e njohin, thone se ishte nje student i shkelqyer, modest dhe i ndrojtur. Sipas hetuesve, Mangotta ka perdorur nje thyerese akulli per ta vrare.
Top Channel