Kinë-Rusi: Jo ndërhyrje në Siri

05/06/2012 23:35

Kina dhe Rusia, dy anëtaret e perherëshme të Këshillit të Sigurimit kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri apo largimin nga skena politike të Bashar Al Asad.

Presidenti kinez Hu Xhintao dhe ai rus Vladimir Putin që nisi të martën viziten tre ditore në Pekin apeluan për mbështetjen e planit të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

Televizioni shtetëror kinez raportoi se dy udhëheqësit ranë dakord që të vazhdojnë përpjekjet negociuese të Anan, misioni vëzhgues i OKB-së për të sjellë një zgjidhje politike për problemin e Sirisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Putin tha se të dy vendet ndajnë të njëjtat pikëpamje për cështjet ndërkombëtare, në Azinë Perëndimore, Afrikën e Veriut, Gadishullin Korean dhe cështjen bërthamore të Iranit.
              
“Pikëpamjet e dy vendeve tona për këto cështje janë të njëjta apo të ngjashme. Ne jemi gati të arrijmë një koordinim reciprok të nivelit të lartë për të ndihmuar në lehtësimin e krizave dhe cështjeve ndërkombëtare me mjetet më efektive”, tha Putin.

Presidenti kinez Hu Xhintao tha se dy vendet ranë dakord për të shtuar bashkëpunim ushtarak.

“Kemi vendosur të shtojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake në forcimin e ligjit dhe sigurisë. Të dy palët do të përdorin kanale të ndryshme që do të cojnë në një nivel më të lartë marrëdhëniet bashkëpunuese të ushtrive në të dy vendet”, tha Hu Xhintao.

Pas takimit, Xhintao dhe Putin nënshkruan një deklaratë të përbashket për të thelluar me tej, bashkëpunimin strategjik. U firmosën gjithashtu marrëveshje për energjinë bërthamore, bashkëpunimin industrial, median etj.

Putin do të marrë pjesë në samitin e Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait. Në bisedimet mes Rusisë, prodhuesit më të madh të energjisë dhe Kinës, konsumatorit më të madh të saj Kinës, do të jetë marrëveshja për gazin, që Moska shpreson ta përfundojë pas disa vitesh negociatash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA