Parlamenti i Iranit rizgjodhi si kryetar të tij një rival konservator të presidentit Mahmoud Ahmadinejad.
Ari Larijani do të qëndrojë në detyrë për të paktën edhe një vit, pasi mposhti kundërshtarin Gholam Ali Haddad me 177 vota ndaj 89 në dhomën e lartë të parlamentit.
Secili prej të dy kandidatëve konsiderohej pranë Liderit Suprem, Ajatollahut Ali Khamenei, por Haddad ka qenë më pak i gatshëm të përballet me Ahmadinejad në të shkuarën.
Fuqia e presidentit brenda vendit ka ardhur në rënie, pasi mbështetësit konservatorë të Ajatollahut fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012.
Parlamenti Iranian ka një fuqi të kufizuar në jetën politike të vendit, por është ai që zgjedh kandidatët për president dhe me skadimin e mandatit të Ahmadinejad në vitin 2013, roli i Kuvendit mund të jetë vendimtar.
Politika e jashtme agresive e Ahmadinejad duket se nuk ka një mbështetje unanime brenda Iranit dhe në muajin mars, ai u shndërrua në presidentin e parë që u mor në pyetje nga Parlamenti që prej Revolucionit Islamik në vitin 1979.
Së fundmi, Ajatollahu Khamenei riktheu në kabinet rolin e Ministrit të Informacioneve Sekrete, që i përgjigjet vetëm atij, duke reduktuar edhe më shumë fuqinë e Ahmadinejad.
Top Channel