Egjipt, rikthehen protestat kundër gjyqit të Mubarak

05/06/2012 20:45

Me dhjetëra mijëra egjiptianë u rikthyen në sheshet kryesore të vendit për kryeqytetit Kajro për të protestuar ndaj vendimit të dhënë ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak dhe djemve të tij.

Dy kandidatët presidencialë që do të përballen në balotazhin që do të përcaktojë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit, në zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë gjatë qershorit, gjithashtu ishin të pranishëm në marshimin paqësor.

84-vjeçari Mubarak dhe Ministri i tij i Brendshëm, Habib al-Adly u dënuan me burgim të përjetshëm për përgjegjësinë e tyre në vrasjen e 860 personave, në protestat që sollën fundin e regjimit 32-vjeçar të Mubarak, në shkurt 2011.

Megjithatë, gjashtë funksionarë të tjerë të lartë, përfshi edhe dy djemtë e diktatorit, u shpallën të pafajshëm për akuzat e korrupsionit dhe të abuzimit me fondet shtetërore.

Që prej shpalljes së vendimit, protestat në sheshin Tahrir, i shndërruar në një simbol i revolucionit anti-Mubarak, kanë qenë pothuajse të përditshme.

Shumë egjiptianë ndihen të revoltuar edhe nga fakti që Mubarak nuk u dënua me vdekje, ashtu siç kishte kërkuar akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA