Atentat në Mamurras, mbetet i vrarë fëmija
05/06/2012 00:00
Atentati ndaj një personi në një fshat pranë Mamurrasit përfundoi me
vdekjen e një fëmije vetëm 9 vjeç. I mituri po udhëtonte me xhaxhanë e
tij dhe ndodhej në vendin e parë të automjetit, kur persona të
paidentifikuar dhe të armatosur kanë dalë me armë zjarri në rruge dhe
kanë qëlluar në drejtim të mjetit.
Objektivi i sulmit duket se ishte 62-vjeçari Muharrem Llanaj, i cili eshte plagosur rende dhe ndodhet ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Personat e armatosur kane qelluar ne vendin e shoferit, por plumbat kane goditur edhe te miturin qe ka humbur jeten menjehere.
Policia ka nisur kerkimet per autoret e kesaj ngjarje te rende, duke nisur nga konfliktet e mundshme qe 62-vjeçari mund te kete patur.
Top Channel