Siri, vriten 80 ushtarë

04/06/2012 15:10

Të paktën 80 ushtarë të forcave qeveritare u vranë gjatë fundjavës nga kryengritësit në përleshjet e ndodhura në disa postoblloqe rrugore në Siri, raportuan organizatat e aktivistëve.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, që ka kontakte të ngushta me rebelët, lajmeroi të hënën se mbi 100 ushtarë kanë mbetur të vrarë në periferi të Damaskut dhe në krahinën e Idlibit.

Midis ushtarëve të vrarë, identiteti i të paktën 80 prej tyre është i konfirmuar.

Përleshjet e reja ndodhin ndërsa presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy, kërkoi gjatë një takimi në Shën Pjetërburg që BE dhe Rusia të bashkojnë forcat për zgjidhjen e krizës siriane.

Sipas Rompuy, të dyja palët duhet të rikthehet të zbatojnë për atë që kanë rënë dakord kur firmosën armëpushimin e ndërmjetësuar nga ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan.

”Plani për të cilin është gjetur një marrëveshje edhe më parë përbën garancinë më të mirë për t’i dhënë fund luftës që ka përfshirë vendin”, deklaroi Rompuy.

Në fundjavë, gjithashtu disa dhjetëra civilë mbetën gjithashtu të vrarë, ndërsa burime të besueshme e vendosin numrin e viktimave në Siri në rreth 14 mijë që prej fillimit të përleshjeve në mars 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA