SHBA, epidemi zombish?

04/06/2012 15:50

Një njeri që gërryen me dhëmbë fytyrën e një të pastrehu në Majemi, një student që ha zemrën e shokut të dhomës në Merilend dhe një tjetër që vret dhe shijon pjesët e trupit të viktimës.

Çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara? Është kjo pyetja që po bëjnë amerikanët. Mos vallë bëhet fjalë për ndonjë virus të çuditshëm që ka dalë fshehurazi nga ndonjë laborator dhe po i kthen të gjithë në zombi?

Tre rastet e fundit të kronikës së zezë janë të vërtetë, pyetja e qytetarëve është nga filmat e fantashkencës, por dikush ka dhënë një përgjigje serioze.

Por, nëse ky “dikushi” është CDC-ja, agjencia federale amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, përgjigjia ngjall shumë interes.

E kontaktuar nga “Huffington Post” në lidhje me historitë e shumta që kanë bërë që në web të flitet për “apokalipsin e zombive”, CDC ka saktësuar se, për momentin nuk ka viruse apo sëmundje në gjendje të sjellin në jetë të vdekurit, ose që të paraqesin simptoma të ngjashme me ato të zombive.

Megjithatë, edhe pse deklarata e institucionit ka qetësuar disi qytetarët, në faqe të ndryshme interneti, si Gawker dhe Long Island Press, vazhdojnë shkrimet për një epidemi të mundshme të vdekurish të ngjallur.

Edhe vetë CDC në të kaluarën kishte përdorur pamjet e disa zombive për një fushatë parandaluese: “Nëse jeni të pajisur për t’i bërë ballë një sulmi zombish në masë, atëherë duhet të jeni gati për t’u përballur me një uragan, një epidemi, tërmet apo sulm terrorist”, thuhej në reklamën e CDC-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA