Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Një gjykatë në Danimarkë shpalli fajtorë katër persona për akuza terrorizmi.
Të pandehurit, Munir Awad, Omar Abdallah Aboelazm, Munir Ben Mohamed Dhahri dhe Sabhi Ben Mohamed Zalouti u arrestuan ndërsa përpiqeshin të vendosin eksplozivë në redaksinë e gazetës “Jyllands-Posten”.
Sulmi i tyre motivohej nga dëshira për t’u hakmarrë në lidhje me publikimin e disa karikaturave të Profetit Muhamed, në vitin 2005, nga e përditshmja në fjalë.
Të katërt muslimanët radikalë ishin banorë në Suedi dhe ata u prangosën vetëm disa orë përpara se të vinin në jetë planin e tyre.
Masa e dënimit do të jepet në një seancë të dytë, më vonë gjatë muajit dhe secili prej tyre mund të dënohet deri në 16 vjet burgim.
Publikimi i “Jyllands-Posten” solli protesta të ashpra në vendet islamike, të cilat i konsideruan karikaturat një fyerje të rëndë.
Në fenë muslimane, riprodhimi i imazheve të Zotit, Profetit Muhamed apo Profetëve të tjerë është i ndaluar për arsye fetare.
Top Channel