
Një shtëpi dhuratë në këmbim të një klikimi. Prej disa ditesh,
19-vjecarja Natalia Valdivieso është vajza më e përfolur ndoshta në
vend, dhe e parë me zili.
Ajo eshte shperblyer nga Hugo Chavez me nje shtepi ne ishullin e Margarites, ne veri te Venezueles per faktin e thjeshte se ishte personi i tremilionte qe e ndiqte presidentin venezueljan ne Twitter. Vete Chavez njoftoi ne site-t te tijin ne internet se kishte vendosur t’i dhuronte vajzes nje banese dhe e pergezoi fituesen fatlume.
Diten kur mori ne dore çelesat e shtepise, 19-vjecarja shkroi ne Twitter per Chavez-in: “Presidenti me i mire qe ekziston. U zgjova duke e ditur qe kjo ishte dita me e bukur e jetes sime, vazhdon mesazhi i saj. Presidenti im i dashur e pa cilat ishin nevojat e mia dhe me ndihmoi. I uroj gjithe te mirat e nje sherim sa me te shpejte”. Vajza thote gjithashtu se ne ate ishull, po ne te njejten dite, qeveria i dhuroi banesa te pakten 2.500 familjeve ne nevoje.
Megjithate, ndaj gjestit te Chavezit nuk munguan edhe kritikat. eshte e patolerueshme, shkruante nje blogger ne internet, ben bamiresi per ata qe e mbeshtesin. Sipas tij, shtepite e te pastreheve ndertohen me parate e qeverise e jo te presidentit, ndaj nuk ka perse ia lejon vetes t`ua dhuroje mbeshtetesve politike. Ndersa ne nje site-e satirik te ideuar nga tre te rinj shkruhej: E tremilionta mori shtepi, por jane 2 milione e 999 mije e 999 persona te tjere qe ankohen se mbeten me gisht ne goje.
Top Channel