Zaganjori: President mbi palët

01/06/2012 00:00

Xhezair Zaganjori, i propozuari mazhorancës si kandidat për t’u votuar nga Parlamenti për postin e predentit, e mirëpret disi me vështirësi kërkesën e Top Channel për t’u intervistuar.

Që në fillim ai thekson se pavarësisht përfshirjes në proçesin e zgjedhjes së presidentit, vijon të jetë i përkushtuar ndaj detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Zaganjori: Ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste për të cilën dua të them se e kam të vështirë ta jap, pasi jam anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ka qënë nisma ime për t’u takuar me kryetarin e opozitës, thjesht për të krijuar një atmosferë mirëkuptimi e për t’u njohur nga afër me njëri-tjetrin. Ne kemi patur njohje përpara, disi nga larg njiheshim prej vitesh, prej më shumë se 20 vitesh. Sot bëmë një bisedim që e vlerësoj shumë. Ishte një bisedë shumë miqësore. Unë i fola për arsyet që më nxitën ta pranoj kandidimin, që nuk ka qënë një vendim i lehtë për t’u marrë nga ana ime, pasi u konsultova edhe me familjen. Për disa arsye, të cilat i kam thënë në një rast tjetër, unë hezitoja pasi posti është shumë i lartë dhe përgjegjësia shumë e madhe. Takimi që kisha me zotin Shpëtim Idrizi, i vetmi që nuk e kisha takuar si drejtues i një prej partive të koalicionit qëverisës, sepse me të nuk kisha fare njohje, ishte thjesht një bisedë në tërësi, pimë një kafe në “Prince Park” dhe kaq. Mendoj që më e mira, në kushte normale, roli i kryetarit të shtetit duhet të jetë në duart e një politikani me përvojë. Megjithatë, unë e kam pranuar tashmë dhe nëse do të bëhet do të bëj ç’është më e mira që kam në dorë për të ralizuar ato detyrime që ka Kushtetuta dhe që i ka ligji për ta merituar emrin si përfaqësues i unitetit të popullit dhe për të qënë zëdhënës i interesave të qytetarëve. Sigurisht, brenda mundësive për të ndikuar pozitivisht në jetën institucionale dhe politike të vendit. Sigurisht aktorë janë shumë, unë nuk kam një formulë apo shkop magjik që ta bëj këtë punë. Nëse nuk do të bëhet, përsëri ritheksoj se do të bëj atë punë me të cilën jam marrë gjithë jetën, me çështjet e drejtësisë.

Zoti Zaganjori shpreson që emri i tij të jetë si kandidaturë për t’u votuar në raundin e dytë.

Zaganjori: Besoj se po. Kam përshtypjen se do të jem kandidat për t’u votuar. Nuk është në dorën time. Një koalicion më ka dhënë besimin duke më propozuar. Nuk është bërë zyrtarisht propozimi për disa arsye pasi kërkohet konsensusi dhe në kuadër të këtij konsensusi që kërkohet unë u takova me kryetarin e opozitës. Sigurisht, nuk i kërkova që të më japë mua votat, pasi kjo është një çështje politike që ta bëjë vetë në përputhje me interesat politike, me të drejtat që ka opozita më e madhe në vënd për t’u përfshirë në një proçes që e gjykon vetë kryetari me kryesinë, me njërezit që ka përrreth dhe nuk është problemi im. Unë thjesht u prezantova me të dhe e garantova që nëse do të bëhem, do të jem ai që kam qënë gjithmonë për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën dhe për të bërë atë që gjykoj se do të jetë më e mira në situata konkrete.

Kandidati për president i mazhorancës i pergjigjet akuzave se ai ka shkelur Kushtetutën duke qëndruar në detyrë si gjykatës i Kushtetueses me mandat të mbaruar.

Zaganjori: Ata thonë që unë kam shkelur Kushtetutën duke ndenjur në detyrë, ndërsa unë iu përgjigjem se, po të iki nga detyra shkel Kushtetutën sepse qartësisht neni 125, pika 5 e Kushtetutës thotë që gjygjtari kushtetues rri në detyrë deri sa të zëvëndësohet. Pra, unë e gjykoj si jurist që në ditën që unë do të ikja do të shkelja Kushtetutën. Po do të jap dorëheqjen unë apo kolegu tjetër në një kohë kur Parlamenti me presidentin nuk merren vesh, atëherë bllokohet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. S’ka më vendimmarrje, s’ka funksion të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye përgjigjia është e thjeshtë, por në fakt po zgjatet ky proçes. Unë nuk e ndjej veten absolutisht komod që të rrij jashtë mandatit. E them me sinqeritetin më të madh se do të doja një orë e më parë që të realizohej kjo, të zëvëndësohesha dhe të ikja të vazhdoja jetën akademike ose një detyrë tjetër.

Nga brenda opozitës nuk kanë munguar kritikat se zoti Zaganjori ka qënë pjesë e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese, duke rrëzuar 11 ankimime nga 13 të paraqitura nga opozita.

Zaganjori: Pretendime ka shumë këto dy tre ditë, të cilat i kam dëgjuar dhe nganjëherë më duken krejtësisht absurde. Unë tani nuk di të gjykoj sa vendime kam qenë pro apo kundra. Di të siguroj për diçka, se për çdo vendim kam vendosur në bazë të bindjes time si gjygjtar kushtetues për çështjen konkrete edhe kaq.

Si relator i çështjes së kufirit detar në Gjykatën Kushtetuese, gjykatësi Zaganjori u jep përgjigje akuzave të ngritura ndaj tij për këtë çështje kohët e fundit.

Zaganjori: Është një pretendim absurd, sikurse janë absurde edhe akuzat që bëhen. Është tjetër gjë fakti që për të legjitimuar kërkuesin që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në rastin konkret jemi ndarë 5 me 4 lidhur me legjitimimin, sepse në asnjë vënd të botës dhe në asnjë sistem nuk legjitimohet ardhja e partive politike për të kontestuar një marrveshje ndërkombëtare sepse ka subjekte të tjera që mund të viknë, që janë presidenti Republikës, janë deputetët, kryetari i KLSH-së, kryeministri. Pra, janë një sërë subjektesh. U ndamë pra 5 me 4 për ta legjitimuar me këto argumenta, duke rrëzuar kërkesën e pesë subjekteve të tjera politike. Pranuam vetëm PS, që për mua është shumë i sforcuar si argument që në rastin konkret duhej legjitimuar se potencialisht partia më e madhe e opozitës i ka minimalisht deputetët që kërkohej për të ardhur në Gjykatën Kushtetuese. Më kujtohet shumë mirë, kur u kalua 5 me 4 u kam thënë kolegëve se i falenderoja përzëmërsisht sepse unë isha relator i çështjes që kaluat, sepse të drejtën ndërkombëtare e kam pasionin tim, aq më tëpër të drejtën ndërkombëtare detare. Proçesi në vijim natyrisht është i të gjithë trupës, por gjithçka është shkruar në vendim që tejkalon në një masë minimalisht 60% edhe vetë pretendimet e kërkuesit, PS-së. Është shkruar nga unë, pastaj është miratuar nga trupa gjyqësore. E kam për kënaqësi ta them se kam pasur dhe kam bindjen se ka qënë një marrveshje e negociuar jo mirë, me probleme, prandaj jam edhe krenar për punën që kam bërë në këtë rast.

Absurde i quan ai pretendimet se ka qënë konsulent i Ministrisë së Jashtme për marrëveshjen e kufirit me Greqinë.

Zaganjori: Absolutisht. Është pretendimi më absurd. Është e vërtetë që një gazetë më ka akuzuar disa ditë përpara dhe unë i kam thënë trupës gjyqësore që realisht është bërë një kontestim i tillë, prandaj gjykojeni. Unë absolutisht nuk kam kontaktuar për marrëveshjen me asnjë lloj subjekti e aq më tepër me MPJ-në për këtë çështje. Nuk jam pyetur në mënyrë absolute. Megjithatë, gjykojeni dhe ta marrë çështjen një person tjetër. Trupa gjyqësore me unanimitet vendosi. Kolegët thanë se, ‘ti e ke çështjen, ti je ekspert i fushës dhe ti do të merresh me këtë çështje’ dhe unë e pranova duke e bërë me shumë kënaqësi. Por të ngrihet ky pretendim është absurdi më i madh sepse shkelen disa parime themelore që unë ja kërkoj studentëve më elementarë në të drejtën detare ndërkombëtare dhe jo më unë që merrem prej vitesh me një problem të tillë. Prandaj, më duket pretendimi më absurd.

Por cila është e vërteta e marrëdhënieve personale mes zotit Zaganjori, kryeministrit Berisha dhe në veçanti me kryetaren e Kuvendit Topalli në pozicionin e udhëheqësit të diplomës gjatë periudhës kur kryeparlamentarja kryente doktorraturën. Kjo është përgjigja e Xhezair Zaganjorit:

Zaganjori: Skam asnjë lloj marrëdhënieje personale me zotin Berisha. Ai është kryeministri i vendit dhe në këtë detyrë unë e vlerësoj, si edhe në shumë drejtime, si ish-president i Republikës në kohën që ka qënë president. Për shkak të funksionit, natyrisht që kemi patur kontakte. Por zotin Berisha mund të kem 6 ose 7 vite që nuk e kam takuar. Ndonjëherë, në ndonjë pritje mund t’i kem dhënë dorën dhe kaq. Në detyrën si pedagog kam patur studentë nga e majta dhe e djathta. Unë u caktova nga Departamenti i së Drejtës Publike për ta udhëhequr. Nuk ma ka kërkuar zonja Topalli ta udhëheq, por jam caktuar. E kam udhëhequr për dy vite dhe mbaj mend që dy herë ja kam kthyer me vërejtje punimin. Nuk e kam vlerësuar unë punimin por e ka vlerësuar një komision shumë i nderuar me kryetar profesor Aleks Luarasin, profesoresha e nderuar Aurela Anastasi dhe profesoresha Marjana Asemimi. Ata e kanë vlerësuar punimin. Vlerësimi është edhe për kandidatin edhe për udhëheqësin. Vlerësimi ka qenë maksimal se punimi në të vërtetë ishte shumë i mirë dhe kaq. Unë kam qënë udhërheqës edhe me deputetë apo njërëz të angazhuar në Partinë Socialiste. Mund të isha shumë mirë udhërheqës i temës së Sajmir Tahirit, i cili ka dhënë provimin e masterit me mua dhe e di që kur bëri kërkesën për doktoraturë kam mbështetur në departament kandidaturën e tij për t’u promovuar për doktoraturë dhe shumë mirë mund të isha caktuar nga departamenti që të isha edhe udhëheqësi i temës së tij.

Top Channel