Thaçi, vizitë zyrtare në Japoni
31/05/2012 00:00
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë në ditët e ardhshme
një vizitë zyrtare në Tokio, me ftesë të homologut japonez Yoshihiko
Noda.
Sipas raportimeve të “Kosova Times”, vizita e kreut të qeverisë kosovare do të nisë më 6 qershor dhe gjatë katër ditëve qëndrim në Japoni, ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë.
Japonia është një ndër shtetet që ka ndihmuar më shumë Kosovën në vitet e pasluftës dhe në Prishtinë ajo ka hapur Agjencinë Japoneze për Zhvillim Kombëtar.
Gjithashtu, superfuqia aziatike ka njohur Kosovën një muaj pas shpalljes së pavarësisë, duke mos u vonuar për të vendosur marrëdhënie diplomatike me të.
Top Channel