Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë kanë
gjetur një tjetër mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të mos e
konsumojnë duhanin. Ata kanë publikuar postera me dëmet që shkakton
duhani në shëndet, në mënyrë që çdo kalimtar të mesojë për
sëmundshmërinë dhe vdekshmerinë që vjen nga duhani.

“Kujdesin për vete çdo qytetar e ka individuale. Njerëzit duhet të kuptojnë se në shumë raste duhani është një nga dy shkaqet më të mëdha për vdekshmërinë në botë”, thotë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Tiranë, Vasil Miho tha se motoja e ketij viti eshte “Larg nderhyrjes se industrise se duhanit”,  e cila me menyra te ndryshme reklamohet duke joshur te rinjte dhe femrat. Per kete kerkohet te nderhyje e te gjitha Ministrive kryesisht ajo qe ka ne varesi doganat  dhe kontrollin e promocionit te tyre.

“Për këtë vit bëhet fjalë për t’i thënë jo kompanive të duhanit. Edhe ministrat e tjerë duhet të jenë pak ministra shendetësie, pra jemi të gjithë që duhet të kontribuojmë për të”, tha Miho.
 
Ndonese ligji antiduhan ne Shqiperi nuk lejon konsumin ne ambiente publike, ky ligj nuk po zbatohet me gjithe perpjekjet sporadike te institucioneve pergjegjese.

Top Channel